Dallimi mes fobisë dhe frikës

“Fobia është frikë intensive që buron nga perceptimi i gabuar i rrezikut ose ekzagjerimi i rrezikut, do të thotë kërcënimi është jorealë që buron nga mendimet. Kurse, Frika ka të bëjë me kërcënime reale, që duhet shmangur ose ballafaquar”, ky është dallimi mes fobisë dhe frikës sipas Specialistit të Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë, Imri Zabeli i cili këtë e tha për portalin rtv21.tv.
Duke folur për fobitë, Zabeli gjithashtu tregoi se a janë trashëguese fobitë dhe nga cila moshë shfaqen ato.
“Faktori gjenetik gjithmonë vihet në shqyrtim, por faktor më i fuqishëm në shfaqjen dhe mirëmbajtjen e fobive është të mësuarit, ekspozimi në rrethe ku manifestohen fobitë”, tha Zabeli.
Sipas tij, fobitë zhvillohen gjatë kohës së fëmijërisë dhe adoleshencës.
Për portalin rtv21.tv, Zabeli tregoi se ka fobi specifike që janë të ndërlidhura me një shkaktar të vetëm si fobia nga kafshët, nga debtisti, inekcioni si dhe fobitë komplekse që shkaktaret janë më kompleks si, agorophobia (ambienti i hapur), claustrofobinë (frika nga ambientet e mbyllura) dhe fobia sociale.
Sipas psikologut, fobitë nga insektet janë më të zakonshmet dhe më të përhapurat./21Media

Back to top button