FHK reagon pasi Kosova pësoi disfatë ndaj Belgjikës

Të shtunën mbrëma Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka pësuar disfatë nga Belgjika, humbje kjo e cila i kushtoi me eliminim nga kualifikimet për në Kampionatin Botëror të Hendbollit që do të zhvillohet gjatë vitit 2023.
Federata e Hendbollit të Kosovës përmes një njoftimi në Facebook, kanë falënderuar të gjithë, filluar nga tifozët për përkrahjen e lojëtarëve për angazhimin.
“Faleminderit tifozëve për përkrahjen e madhe dhe të vazhdueshme. Faleminderit lojtarëve për angazhimin e madh dhe përkushtimin për fanellën. Pas një muaji angazhim, e përmbyllim këtë grumbillim të ekipit kombëtar.  Dy fitore me Kuvajtin, humbje me dy gola dallim nga Turqia, barazim me Belgjikën. Vazhduam me dy humbje pa fat nga Greqia, me një gol dallim. Erdhi fitorja e shumëpritur me Turqinë dhe në fund humbje e ngushtë nga Belgjika. Synojmë më shumë, por vlerësojmë rrugën që po e bëjmë. Koha për sfida e angazhime të reja…”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button