“Dance Me”, nga Arilena Ara dhe Gjon’s Tears vjen me videoklip

 
Shumë shpejt do të publikohet videoklipi i këngës “Dance Me” nga dy artistët e njohur Arilena Ara dhe Gjon’s Tears.
Kënga që është pjesë e albumit “Pop Art” të Arilenës, u publikua më gjashtë nëntor.
Se ky projekt do të vijë së shpejti me videoklip ka njoftuar këngëtarja në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)


Në albumin “Pop Art”, përveç këngëve solo, Arilena ka sjellë bashkëpunime me emrat e njohur të muzikës: Gjon’s Tears, Noizy,  2po2, Wendy dhe Dafina Zeqiri./21Media

Back to top button