Arrestohet 20 vjeçari në Prishtinë, i dyshuar për mbi 10 raste të vjedhjeve

 
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prishtinë një person të dyshuar për disa vjedhjeve (dyshohet për mbi 10 raste).
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se rastet kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.
“Puna e hetuesve të stacionit policor Qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: -A.H . mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur tutje në njoftim.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari./21Media

Back to top button