Dardan Molliqaj: Policia e dirigjune politikisht
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka tentuar të ngjitet shkallëve të Qeverisë, mirëpo fillimisht nuk është lejuar nga forcat e rendit.
Molliqaj, Policinë e Kosovës e ka quajtur ”Polici të dirigjune politikisht”, sepse sipas tij ata kanë protestuar edhe tri ditë më herët mirëpo nuk janë penguar nga askush.
Ndryshe në protestë vrehet edhe një numër i madh i protestuesve të cilët e kanë kundështuar shtrenjtimin e rrymës me sloganet si: ”Krejt dhe padrejtë”, ”Me qebe nuk ka shtet”, ”Krejt rroga në rrymë”./21Media