Protestuesit e godasin Qeverinë me poça elektrikë dhe me qirinj

Ka përfunduar protesta e cila ishte e thirrur nga kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, të cilët përmes kësaj proteste e kanë kundërshtuar propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Dardan Molliqajt i doli punë pak me policinë, mirëpo më pas arriten marrëveshje.

Pasi Molliqaj e shpalli të mbyllur protestën, protestuesit e gjuajtën objektin me Qeverisë me poça elektrikë dhe me qirinjë.

Pëveq kësaj, protestuesit pakënaqësitë e tyre i shprehën edhe përmes brohorimave dhe slogane të ndryshme.

Tashmë ka perfunduar protesta, qytetarët po shpërndahen!

Në Kosovë është paralajmëruar rritja e çmimit të rrymës, pasi, siç ka thënë nga Qeveria, vendi po blen rrymë me çmime të larta dhe nuk po mund të plotësojë kërkesën me prodhimin e rrymës në termocentralet e Kosovës. Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka propozuar rritje të çmimeve të energjisë për amvisëritë, por jo për bizneset. Qeveria ka ndarë 75 milionë euro që të subvencionojë një pjesë të faturave të energjisë.
Ja sa do të paguani sipas propozimit të ZRRE-së:
Nëse jeni në kategorinë A, pra nëse gjatë një muaji shpenzoni 300 kilovatë orë energji elektrike, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 18.87 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 20.40 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj do të mbetet e njëjtë: 18.87 euro.
Nëse jeni në kategorinë B, apo gjatë një muaji shpenzoni 450 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 27.37 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 29.66 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj do të mbetet e njëjtë: 27.37 euro.
Nëse jeni në kategorinë C, që do të thotë se për një muaj shpenzoni 600 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 35.86 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 38.92 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj mbetet e njëjtë: 35.86 euro.
Nëse jeni në kategorinë D, pra nëse gjatë muajit shpenzoni 800 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 47.19 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 74.17 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj do të jetë: 59.50 euro.
Nëse jeni në kategorinë E, që do të thotë se gjatë muajit shpenzoni 1000 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 58.52 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 109.42 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj do të jetë: 83.14 euro. /21Media
 

Back to top button