Dardan Sejdiu: Nuk jam nënkryetari i Prishtinës

Dardan Sejdiu ka reaguar lidhur melajmet se ai mund të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës.
Në një postim në Facebook Sejdiu ka thënë se si propozim i mundshem do ta nderonte atë  duke e marrë parasysh dashninë qe e ka për Prishtinën po ai nuk do të je nënkryetar i Prishtinës.

“Unë nuk jam nenkryetari i ardhshëm i Prishtinës. Tash e sa ditë emri im është perfol për Nënkryetar të Prishtines. Si propozim i mundshëm do të më nderonte duke e marrë parasysh dashninë që e kam për qytetin dhe punen që e kam bërë në të kaluaren në Komunë. Por, unë nuk do të jem neëkryetar i Prishtinës. Rikthimi im në politikë, nëse ndodh, do të jetë i fokusum tek angazhimi e puna ekipore me projekt të qartë politik. Ky angazhim në thelb do ta ketë zhvillimin shoqënor e ekonomik me theks agjenden digjitale e të gjelbër. Angazhim që synon të ndertojë mirëqenie, mbrojtje, e trajtim të drejtë e të barabartë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ndër tjera Sejdiu në Facebook.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, javën e kaluar ka prezantuar ekipin, me të cilin do ta udhëheqë komunën.
Ai ka theksuar se ekipi do të plotësohet tutje.
Ekipi i Përparim Ramës për kryeqytetin
z. Alban Zogaj – Nënkryetar
z. Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit
z. Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit
znj. Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm
z. Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave
znj. Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave
z. Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit
znj. Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale
z. Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë
znj. Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave
z. Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit
znj. Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve
z. Bersant Beka – Drejtor i Administratës
znj. Vesa Sahatçiu – Këshilltare për Kulturë
znj, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë
znj. Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik
dr. Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi
z. Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport
znj. Jonada Jashari – Këshilltare për Media
znj. Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City
Ndryshe, më 07 dhjetor 2021, Përparim Rama e ka marrë detyrën e të parit të komunës së Prishtinës./21Media
Back to top button