Disney i përgjigjet kritikës së Dinklage për filmin “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët”

Disney i është përgjigjur kritikave të aktorit të “Game of Thrones”, Peter Dinklage, në lidhje me filmin “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët”.
Dinklage tha se ‘ribërja’ e filmit të animuar “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët” të vitit 1937, i bazuar në histori nga Vëllezërit Grimm, ishte “i prapambetur”.
Disney tha se do të “shmangte forcimin e stereotipeve nga filmi origjinal i animuar”.
Ndërkaq, Dinklage kishte thënë se Disney duhet ta kishte rivlerësuar projektin.
“Unë u befasova pak nga fakti se ata ishin shumë krenarë për të luajtur një aktore latine si borëbardha. Por, ju ende po tregoni historinë e borëbardhës dhe shtatë xhuxhëve”, i tha ai Marc Maronit.
Dinklage luan në filmin e ardhshëm “Cyrano” dhe shfaqet në formën që njihet si “achondroplasia”.
Aktori ka folur më parë për përfaqësimin e xhuxhit në këtë formë, duke thënë se ishte “shkrim i keq” për ta bërë atë një “tipar dominues të karakterit”.
Filmi origjinal “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët”, i publikuar në vitin 1938, ishte filmi i parë i animuar me gjatësi të plotë nga Disney dhe konsiderohet si një nga klasikët e studios./21Media

Back to top button