Dasma me armë në Vushtrri!

Një 23 vjeçar nga Vushtrria dje është intervistuar nga Policia nën dyshimin se ka shtënë me armë në një aheng familjar.
Me të pranuar informacionin Policia njofton se ka identifikuar vendin dhe në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë me gas, një karikator, 15 fishekë dhe shtatë (7) gëzhoja.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe ’’Përdorim i armës’’./21Media

Back to top button