‘’Defne’’ emocionoi të gjithë: Bëheshim forca e njëri-tjetrit

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Serialit shumë i shikuar “Emri im është engjëll” ka përfunduar dje. Aktorët e serialit ditë  më pare kishin zgjedhur një mënyrë të veçantë për tu përshëndetur me shikuesit e serialit.

Në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram ata kanë bërë disa përmbledhje të ngjarjeve më interesante të serialit, teksa kanë uruar që shikuesit e serialit në vendet ku është transmetuar janë ndarë të kënaqur.

Kurse, aktorja Rabia Soyturk në rolin e “Defnes” në Instagram ka publikuar një video përmes të cilës, i ka falënderuar të gjithë ata që qëndruan prapa kamerave. Teksa emocionoi të gjithë me dedikimin e bërë.

“Nganjëherë bëheshim forca e njëri-tjetrit. Herë ishim shumë të trishtuar, ndonjëherë ishim ata që i mbanim duart njëri-tjetrit dhe i ngrinim. Pavarësisht, të gjithave kemi kaluar një kohë të shkëlqyer së bashku. Të gjithëve ju kam një borxh mirënjohjeje”, ka shkruar ndër tjera aktorja në Instagram./21Media 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rabia (@soyturkrabia)