Delawie: Kthimi në institucionet e Kosovës në interes të qytetarëve serb

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka deklaruar se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë për shkak të targave, por për refuzimin e autoriteteve serbe që të njihet Kosova shtet, gati 25 vjet pas luftës.
Delawie deklaroi se është në interes të qytetarëve të komunitetit serb që të kthehen në institucionet e Qeverisë së Kosovës.

“Zyrtarët e komunitetit serb kontrollohen nga Qeveria e Serbisë, si dhe pjesëmarrja e tyre në institucionet e Kosovës bëhet për ta kundërshtuar Qeverinë e Kosovës”, u shpreh ai për “Zërin e Amerikës”.
Ai tutje theksoi se tensionet nuk ndihmojnë në përparimin e dialogut, derisa tha se iu takon palëve që t’i zgjidhin çështjet.
“Qytetarët e Ballkanit Perëndimor në Kosovë dhe në Serbi, meritojnë një të ardhme evropiane. Ata mund ta arrijnë atë vetëm nëse dy liderët e të dyja vendeve vendosin synimin për paqen, zhvillimin politik dhe ekonomik”, tha Delawie.

Sipas tij, drafti franko-gjerman për marrëveshjen gjithëpërfshirëse është nismë pozitive për zgjidhjen e pengesave “që qëndrojnë në rrugën e paqes së vërtetë në Evropën Juglindore”./21Media 
 

 

Back to top button