Delawie dhe Apostolova dalin nga takimi

Mustafa dhe deputetët e LDK-së po e vazhdojnë takimin

Ambasadori amerikan Greg Delawie dhe përfaqësuesja e BE-së Natalie Apostolova kanë dalë nga takimi i cili po mbahej në Kuvend, ndërsa kryeministri Isa Mustafa dhe deputetët e tjerë të LDK-së raportohet se janë ende në takim.

Tani për tani nuk ka asnjë detaj tjetër nga ky takim ku po diskutohet për demarkacionin me Malin e Zi, për informacione shtesë rtv21.tv do t’iu mbajë të informuar.

Projektligji për Demarkacionin pritet që të shkojë në Kuvend pas seancës së mocionit te mosbesimit e cila do të mbahet nesër./21Media

Back to top button