Haliti: PDK ende nuk ka marrë vendim për mocionin

E për demarkacionin Halit tha se kjo duhet të marrë fund

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti tha për RTV 21 se ky subjekt ende nuk ka marrë vendim se a do ta përkrah nesër mocionin e Opozitës për rrëzim të Qeverisë.

Por, sipas tij edhe nëse do të biente kjo Qeveri do të duhejt që kjo çështje të zgjidhej me Qeveri të përkohshme deri në kohën kur do të formohej e reja, raporton rtv21.tv.

Ai komentoi edhe ultimatumin e departamentit të shtetit amerikan për mbështetje të demarkacionit, duke thënë se kjo marrëveshje duhet të marrë fund njëherë e mirë. Këto komente ai i bëri pas pjesmarrjes në aktivitetet që po bëhen në shënim të ditës së Evropës./21Media

Back to top button