Delawie do të takohet me deputetët

Delawie me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, sot rreth orës 11:00 pritet të vizitojë Grupin Parlamentar të LDK-së, ku prezent do të jetë edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Deputeti Sadri Ferati, ka theksuar se nuk është caktuar tema e takimit, por nënkuptohet se do të diskutohet për aktualitetin politik. Në anën tjetër deputeti Ismet Beqiri, ka theksuar se Delawie nuk do të shkojë aty për t’i bindur deputetët e LDK-së për ta votuar Demarkacionin por se takimi do të jetë informues për zhvillimet aktuale, para mocionit që do të vijë të mërkurën në Kuvend.

Dje është shtyer procedimin e projektligjit të demarkacionit me Malin e Zi. Procedimi i demarkacionit do të mbahet nesër pas seancës së Kuvendit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button