Demokracia në Veprim i reagon Osmanit pas deklaratave për KQZ-në

 

Demokracia në Veprim është duke ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit lidhur me certifikimin e listave të kandidatëve dhe deklaratat që vijnë nga institucionet e ndryshme dhe partitë politike lidhur me këtë proces.

Pas deklaratave të u.d presidentes, Vjosa Osmani ka reaguar Demokracia në Veprim. DnV u ka kërkuar insitucioneve e në veçanti nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentit, që të përmbahen nga deklarata dhe veprime të cilat sipas DnV-së mund të cenojnë pavarësinë e punës së KQZ-së dhe vet integritetin e zgjedhjeve.

“Kërcënimet publike janë të papranueshme dhe të patolerueshme dhe të tillat nuk përkojnë me vlerat dhe avancimet që Kosova ka pasur përgjatë viteve të fundit në organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve. E gjithë kjo situatë e krijuar rrezikon të krijojë tensione dhe paqartësi në mesin e qytetarëve, duke ndikuar në uljen e besimit publik në zgjedhje.”, thuhet në reagimin e Demokracisë në Veprim.

Sipas DnV-së është përgjegjësi dhe obligim i të gjitha institucioneve që të ndjekin rrugët ligjore dhe procedurat ankimore të parapara në ligj . Andaj ky rrjet i orgabizatave bën thirrje se në rast të pakënaqësive me vendimet e institucioneve, e të mos përdorin kërcënimet publike si mënyrë për adresimin e pretendimeve të tyre për shkelje ligjore.

“DnV rithekson nevojën që U.D. e Presidentit të Kosovës të ushtrojë funksionet e saj kushtetuese, pavarësisht faktit që e njëjta është pjesë e garës zgjedhore, duke mos u përfshirë në debate politike dhe të ruajë frymën e këtij institucioni si përfaqësuese e unitetit qytetar. Presim nga U.D. e Presidentit që të orientojë debatin drejt arritjes së unitetit politik dhe gjetjes së një gjuhe të përbashkët, duke garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve. DnV rithekson se rruga ligjore është ajo që secili institucion duhet të ndjek në adresimin e pakënaqësive të tyre.”, thuhet tutje në reagim

DnV vlerëson se është obligim i udhëheqësve të institucioneve që të garantojnë se procesi zgjedhor do të zhvillohet sipas standardeve më të larta demokratike, duke respektuar ligjet dhe obligimet e tyre kushtetuese./21Media

Back to top button