“Ditëve të fundit janë shpeshtuar ftesat nga Specialja”

 

Sekretari i OVL e UÇK-së, Faton Kliniaku ka thënë se ditëve të fundit janë shpeshtuar ftesat nga Gjykata Speciale. Ai në emër të kësaj organizate ka thënë se një gjykatë politike mund të ftohet secili pjesëtar i UÇK-së.

“Lufta për liri është e drejtë e çdo populli të robëruar dhe nuk ka gjyq që e dënon. Para bankës së akuzës duhet të gjendet pushtuesi serb e jo lufta jonë çlirimtare.”, është shprehur Klinaku.

Në anën tjetër sot gjyqtari i Procedurës Paraprake ka kundërshtuar kërkesën për lirimin e ish-kreut të Kuvendit, Kadri Veseli./21Media

Back to top button