Demokratët sjellin argumentet e reja për Trump-in

 

 

Ka filluar tashmë dita e dytë e gjykimit të dytë të fajësimit të ish-presidentit Donald Trump.

Demokratët kanë sjell argumentet e reja se përse duhet të dënohet ish-presidenti amerikan, i cili po akuzohet se ka nxitur trazirat e 6 janarit në Kongresin amerikan.

“Disa njerëz mendojnë se kjo është një garë e avokatëve, ose edhe më keq një garë midis partive politike”, tha avokati i palës akuzuese, Jamie Raskin, duke shtuar se “Nuk është asnjëri. Është një moment i së vërtetës për Amerikën. Ne po bëjmë një gjyq mbi faktet”, raporton cnn.

Sipas Raskin, trazirat e 6 janarit ishin një sulm i organizuar.

“Donald Trump dorëzoi rolin si kryekomandant. Kjo ishte tradhtia më e madhe e betimit presidencial në historinë e Shteteve të Bashkuara”, pohoi Raskin.

Kujtojmë se dje Senati votoi për t’i hapur rrugën gjyqit të plotë. Gjashtë senatorë republikanë votuan pro, një më shumë sesa pesë që kishin votuar muajin e kaluar kundër një përpjekjeje republikane për ta bllokuar gjyqin.

Trump bëhet ish-presidenti i parë amerikan që gjykohet në Senat./21Media

 

Back to top button