Dëmtimi i rrugës Pejë-Rugovë, reagon deputeti i AAK-së: Qeveri vepro urgjent dhe parandalo më të keqën

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka thënë se rruga Pejë-Rugovë është kthyer në rrezik për vizitorët dhe vendasit, sipas tij, për shkak të neglizhencës nga ana e pushtetit.

Në Facebook, Dreshaj ka postuar disa fotografi ku shihet rruga e cila ka pësuar dëmtime të rënda.

“Rruga Pejë Rugovë është në gjendje të mjerueshme. Traseja me gropa te panumërta, me dis-nivele, me rreshqitje dheu dhe shkëmbinjve. Por më e rrezikshmja është gërryerja e shtresës së rrugës nën asfalt. Kjo rrezikon funksionimin e shumë hoteleve, restoranteve, firmave por cka është më shqetësuese kjo rrugë është kthyer në rrezik permanent për jetën e vizitorëve të shumtë që e frekuentojnë këtë rrugë”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.

Dreshaj ka thënë se kësaj rruge, që kur është ndërtuar në vitet 1914-1918 e deri më sot, nuk i ka lëvizur traseja.

“Kjo rrugë që kur është ndërtuar në vitet 1914-1918, deri më sot nuk ka lëvizur traseja e saj. Pse po ndodhë kjo sot, me arterien e vetme të Parkut Nacional të Beshkëve të Nemura, qe menaxhohet nga shteti? Është çështje kohe kur do të ndodhë ndonjë katastrofë. Qeveri vepro urgjent dhe parandalo më të keqen!”, ka thënë Dreshaj./21Media

Back to top button