Departamenti i Hetimeve tatimore në aksion të gjerë

Dyshimet janë se disa subjekte dhe disa persona janë të përfshirë në transaksione fiktive

Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës sot është duke zhvilluar një aksion të gjerë në 6 lokacione të ndara:

-3 lokacione ne Ferizaj,
-1 lokacion ne Kamenice,
-1 lokacion ne Prishtine dhe
-1 lokacion ne Graçanice

Dyshimet janë se disa subjekte dhe disa persona janë të përfshirë në transaksione fiktive, ku përmes këtyre transaksioneve dyshohet se kanë bërë shmangie tatimore në shuma të konsiderueshme, thuhet në njoftimin e dërguar nga Administrata Tatimore.

Aksioni është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, gjykatën përkatëse dhe në asistim të Policisë së Kosovës.
ATK do të dal me komunikatë të kompletuar pas përfundimit të aksionit./21Media

Back to top button