Gjakova nuk do të luajë në finale të Grand Slam Baku

(Lajm i përditësuar)


Edhe pse e siguroi finalen e Grand Slam Baku të Azerbajxhanit, xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova nuk do të mund të garojë në finale kështu ka thënë trajneri i saj, Driton Kuka.

Kuka shkroi në “Facebook” se Gjakova pësoi një lëndim në muskulin e saj gjatë gjysmëfinales, lëndim ky që e penalizon nga medalja e artë.

“Nora zgjati një muskul pas 2 minuta luftë dhe me shumë mund e ruajti epërsinë. Por, ja doli të hyjë në finale ku për fat të keq s’do garoj me sugjerimin e mjekut dhe timin”, shkroi Kuka.


Nora s’ka të ndalur kalon në finale të Grand Slamit

Nora Gjakova po tregohet e pandalshme në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajgjanit.

Xhudistja kosovare ka mposhtur holandezen Julie Beurskens në gjysmëfinale për të kaluar kështu në finalen e madhe të këtij Grand Slami.

Gjakova deri në finale arriti pas katër fitoreve radhazi.


Nora mposhti edhe xhudisten serbe, kalon në gjysmëfinale

Nora Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale në Grand Slam Baku, Azerbajxhan 2024.

Në çerekfinale ajo mposhti me Wazari garuesën nga Serbia, Marica Perisic.

Në gjysmëfinale takohet me garuesen nga Holanda, Julie Beurskens.


Nora Gjakova kalon në çerekfinale

Nora Gjakova e ka kaluar edhe pengesën e dytë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Kampionia olimpike fitoi në raundin e dytë ndaj xhudistes nikoqire, Acelya Toprak.

Ishte një duel i vështirë për Gjakovën, e cila fitoi tek në “Golden Score” me një waza-ari.


Nora Gjakova kalon pengesën e parë në Grand Slam

Në Grand Slamin e Xhudos që po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit, Nora Gjakova e ka kaluar me sukses pengesën e parë.

Xhudistja kosovare e ka mposhtur gjeorgjianen Nino Loladze në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ndaj saj, Nora triumfoi me Ippon.

Back to top button