Deputët mbajnë një minutë heshtje për doktor Ali Iljazin

Në seancën e sotme të Kuvendit deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë mbajtur një minutë heshtje për doktorin Ali Iljazi. Pulmologu nga Gjakova ndërroi jetë dje në moshën 73-vjeçare.
Deputeti i “Listës Guxo”, Haxhi Avdyli ka ftuar deputetët që të nderojnë veprën e tij me një minutë heshtje.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Mentor Salihut e Skofiar Gjinit.
Salihu kishte qenë në autoambulancën që u aksidentua ditë më parë në Gjakovë. Nw kwtw aksident kishte vdekur edhe Gjini, i cili ishte shofer në aksidentin e rëndë të 30 qershorit.
“Në emër të Kuvendit të Repubklikës së Kosovës dhe në emër të juajin si deputetë, i shprehim ngushëllime edhe familjes Mentor Salihut, e të Skofiar Gjinit që humbën jetën gjatë detyrës së tyre në ndihmë për jetën e qytetarëve tanë”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës./21Media

Back to top button