Në këtë orë falet namazi i Kurban Bajramit

Ditën e shtunë më 09 korrik 2022 besimtarët e fesë islame festojnë festën e Kurban – Bajramit. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) njofton se namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 5.43 minuta.
Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.
“Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban – Bajramit do ta mbajë dr. Orhan Bislimaj -kryemami i KBI në Prizren. Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 5.43 min, të cilit do t’i prijë kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Buhan ef. Hashani, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava. Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, më 9 korrik 2022, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na i pranoj, lutjet dhe ibadetet
tona./21Media

Back to top button