Lutfi Haziri thotë se ka tendenca që qeveria të bëjë “shtet policor”

(Lajm i përditësuar)


Haziri për Asociacionin: Besimtari majtist do të shokohet, çdo marrëveshje që po vjen është më e keqe se paraprakja

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri hezitoi të japë një qëndrim për draft statuin e ri të  Asociacionit duke thënë se nuk e ka parë dokumentin. Tha se ky dokument është parë vetëm nga tre njerëz: Lajçak, Kurti dhe Vuçiq. Megjithatë  Haziri pranoi se dokumenti është ndarë me disa njerëz.

‘Unë nuk jam një prej atyre që e kam parë dokumentin , jam njëri prej atyre që më është thënë me gojë në parime, jo në tërësi.”, tha Haziri në emsionin “Click” në RTV21

Ai ndau një shqetësim .

“Nuk kam thënë unë populli i Kosovës ka me u shoku, kam thënë besimtari majtist . Majtisti më i madh sot aktivisti i PSD-së, i del deputetit të Vetëvendosjes i thotë më ke tradhëtu duke pirë kafe, sepse ai është besimtar , ai ka besu para tre vjetëve…u dalë iu ka thënë tre deputetëve s’po të vjen marre me ke tradhëtu …për këtë kategori të besimtarëve që nga 2015, 2017 ka besu që kjo që ndodh : po bëhet Republika Serbska, hegjemonizmi serb po zgjerohet, kemi me humb këtë …jo për qytetarin, jo për popullin e Kosovës, sepse nuk ka me qenë shokante për të , ai e merr e lexon, e analizon edhe fillon me imagjinu në praktikë qysh zbatohet…  edhe atëherë e gjen mesin me bë një vlerësim pse me bë qëndrim politik. Për atë besimtarin unë kam thënë se kur ta merr ta lexon ai është një fakt që na ka ndodhur çdo marrëveshje që po vjen po vjen më e keqe se ajo, kjo e fundit është me e keqe se Edi Ramës”, tha Haziri.


 Haziri: Kurti ka tendencë vetëm me ia ndërru emrin Asociacionit

Duke folur për çështjen e Asociacionit, Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 tha se kryeministri  Albin Kurti krejt çfarë ka arritur të bëjë është tendenca për të ia ndërruar emrin Asociacionit.

“ Unë e di që shumica e këtij populli tonë në Kosovë asociacin e ka ba është fjalë e ndytë, proces i keq, kërcënim për Kosovën , frikë për Kosovën, marrje e territorit të Kosovës , krejt si bindje i kanë shku sepse është mbjellë fara qe 10 vjet…krejt çka mbërri zoti Kurti më bë në këtë marrëveshje është se ja ka ndërru emrin, është marrëveshja e moderuar, ja ka ndërru emrin, tendenca është me u ndërru emri se hala nuk është ndërru i Asociacionit me lënë ndryshe, vetëqeverisja lokale që është term më i butë se vetmenaxhimi i pakicës kombëtare .”, tha Haziri.


Haziri: Pamja kur polici lexoi kërkesën dje para Qeverisë, e njëjtë me pamjen e daljes në skenë të UÇK-së në Llaushë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 përmendi protestën e djeshme të NJSI-së duke thënë se pjesëtari i kësaj njësie teksa lexonte kërkesën drejtuar Qeverisë, i përngjante  daljes në skenë për herë të parë të UCK-së.

“ Mu a di çka ma ka çu mallin pamja kur e ka lexu kërkesën pjesëtari i policisë , sikur pamja e daljes së UçK-së në Llaushë . Një ushtar me maskë ka fol, dy pa maskë me uniformë kanë folur para popullit, ai ak bo kërkesë politike kjo është krejt kërkesë administrative Por për gjyshën e ppopullit që e sheh se burra e gra janë dal në oborr të qeverisë, po lexojnë me maska se ligji nuk ua lejon me tregu kush është…”, tha Haziri.


Haziri: Trojka po administron me arrogancë politike dhe kokëfortësi

Lutfi Haziri nga LDK-ja tha se opozita nuk e ka ndërmend që grevën e minatorëve ta përdor për konsum politik.

“Opozita veç diçka nuk guxon me bo, me manipulu protestën. LDK-ja nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë , as me manipulu për konsum politik të brendshëm me keqshfrytëzu politikisht që me çu në rrezik kombëtar, ne nuk e bëjmë kurrë…por ai që duhet të bëjë veprim konkret është kryeministri , nëse Kryeministri i Republikës nuk e bënë është një organ mbi palët që nuk duhet me shti kryt në zallë, duhet me reagu ai që ka obligim kushtetues mbi palët, Presidenti i Republikës kushdo që është , sot duhet me thënë ky problem nuk duhet me u injoru më pikë… Për çka unë po thëmë që është bërë kjo Trojka që po administron në këtë mënyrë, arrogancë politike edhe me kokëfortësi dhe tjerët janë bërë të dëgjueshëm .”, tha Haziri.


Lutfi Haziri thotë se ka tendenca që qeveria të bëjë “shtet policor”

Lufti Haziri nga LDK në emisonin “Click” në RTV21 u ankua se opozita nuk po mundet të bëjë dialog ‘politik. Sipas tij shoqëria civile, e komunitete të tjera po hezitojnë të dialogojnë me opozitën për shkak të frikës se pastaj mund të dëmtohen në punën e tyre nga pushteti.

“I thirrim partitë opozitare, shoqërinë civile, biznesin, grupet komunitare, e çka të doni mundemi me inicu, por ajo e apra është se kur e çoj ftesën për pjesëmarrje, nëse je përfaqësues i ambientalistave, menjëherë kanë me thënë, shumica po thojnë kështu: unë jam duke punu në njëfarë programi mandej kur po më shohin në fotografi me juve po penalizohna…kjo është policore”, tha Haziri.

Sipas tij ka tendenca që të bëhet shtet policor, por jo nga policia.

“Kur nuk qeveris, administron, kur administron nuk e ke kulturën e administrimit të plotë sepse ti e ke marrë mandatin e qeverisë, tani e kamuflon adminstrimin me metoda të qeverisjes, është kamuflim total, mandej ndodhin këto çështje”, tha Haziri.


Haziri: Çështja e grevës së minatorëve mund të bëhet problem i sigurisë kombëtare

Lutfi Haziri nga LDK tha në emsionin “Click” në RTV21 se kryeministri i Kosovës po tallet me rezolutat e Kuvendit.

“Kur 121 deputetë e votojnë një rezolutë qeveria duhet me u ndi e obligueshme ndaj asaj rezolute kjo nuk është. Problemi i dytë mungesa e dialogut social që është bërë kulturë e qeverisjes e ka edhe mungesën e dialogut poltitk, asnjë çëshjte politike edhe çështje të rëndësishme të republikës sonë Qeveria nuk ka hapur dialog me opozitën, as me një pjesë të opozitës. Na mujna me thanë hajde me neve janë rival politik, me pas hapë debat me shoqerinë civile kishim thënë është shenjë e mirë se me dikënd është duke bisedu…Ne si LDK kemi bërë reagime opozitare me rekomandim jo me kritikë. Çdo rekomandim që e kemi bërë ata e kanë bërë të kundërtën”, tha Haziri.

Ai shtoi se në mënyrë që të dëgjohen nga Qeveria ka mbetur vetëm që ta thonë të kundërtën

“Për mendimin tim çështja e grevës së minatorëve mund të bëhet problem i sigurisë kombëtare.”, tha Haziri./21Media

Back to top button