Deputeti Fisnik Ismajli sot para gjyqit

Akuzohet për posedim të bombolave të gazit në ambientet e Kuvendit

Deputeti Fisnik Ismajli i cili akuzohet për posedim të bombolave të gazit në ambientet e Kuvendit të Kosovës, pritet të dalë sot para gjykatës.

Sipas aktakuzës, Fisnik Ismajli akuzohet se pa autorizim ka poseduar armë, pasi që më 30.11.2015 gjatë një kontrolli nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në hollin e Kuvendit të Kosovës, tek i pandehuri janë gjetur dhe sekuestruar dy bombola me gaz lotsjellës të cilat i kishte fshehur në këpucët e tij me qëllim që t’i fusë në sallën plenare të Kuvendit./kallxo

Back to top button