Deputeti i Vetëvendojes: Ivanoviqi ishte kriminel, pikë

Deputeti i Vetëvendojes, Visar Korenica e ka quajtur kriminel Oliver Ivanoviqin. Deklarata e tij erdhi pas reagimeve të shumta që ngjalli fjalimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për politikanin serb, në pesë vjetorin e vdekjes së tij.
“Organizoi vrasjen e shqiptarëve, ushtroi terror ndaj tyre dhe dëbimin e tyre nga trojet tona.
Dënimi i tij jo merritor për 9 vjet nga EULEX-i dëshmoi për krimet e tij makabre ndaj shqiptarëve.Ivanoviç ishte kriminel. Pikë. Natyrisht nuk iu përshtat Vucicit dhe për këtë e eliminoi.”, shkroi Korenica në Facebook./21Media

Back to top button