Deputetja finlandeze: Ndjejmë kërcënim nga Rusia

Elina Valtonen, deputete finlandeze, tregoi se si e sheh Finlanda situatën e sigurisë në lidhje me Rusinë.
“Ne ndiejmë një kërcënim nga Rusia, nuk mendoj se ky kërcënim u zhduk plotësisht. Finlanda kurrë nuk ndërmori hapin për të zvogëluar forcat e saj të mbrojtjes, ne e kemi marrë gjithmonë sigurinë shumë seriozisht. Ne jemi shumë të fokusuar në mbrojtjen tonë. Por Sigurisht, ne do të donim ta bënim këtë së bashku me partnerët dhe aleatët tanë të ngushtë, me shpresë në të ardhmen”, tha ajo për programin Today të BBC Radio 4.
“Ne ndajmë të njëjtat vlera, ne jemi një vend perëndimor, Finlanda ka qenë një demokraci e qëndrueshme për më shumë se 100 vjet dhe është thjesht një hap i natyrshëm që duhet ndërmarrë”, shtoi ajo, transmeton rtv21.tv.
Për zotimin e dhënë nga Boris Johnson për ndihmë ushtarake në rast të inkursionit në Finlandë, ajo thotë se Finlanda është gjithashtu atje për të ndihmuar Britaninë nëse ka ndonjë gjë që kërcënon sigurinë dhe vlerat tona./21Media

Back to top button