Osmani nga Lituania: Serbia vazhdon t’u shërbejë interesave ruse

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë konferencës për media pas takimit që pati me presidentin lituanes, Gitanas Nauseda duke folur për luftën në Ukrainë ka thënë se i njeh mirë vështirësitë e këtij vendi.
Kjo për faktin se sipas saj fqinji i Kosovës Serbia nuk po e dënon agresionin rus mbi popullin e Ukrainës.
”Fatkeqësisht, fqinji ynë Serbia, vazhdon t’iu shërbejë interesave ruse në rajon duke mos e sanksionuar dhe vazhdon të mbështes idetë e saj për ta destabilizuar rajonin”., ka thënë ndër tjerash ajo.
Ndërsa presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda ka thënë se ky shtet mbështet pavarësinë e Kosovës dhe aspiratat e saj euroatlantike./21Media

Back to top button