Deputetja ukrainase-Kosovës: Sovraniteti juaj nuk duhet të cenohet

Deputetja opozitare ukrainase, Inna Sovsun, ka dalë në mbështetje të hapur për Kosovën pas situatës së tensionuar në veri të vendit.
Përmes një postimi në Twitter, ajo ka thënë se Serbia është ajo që po e përshkallëzon konfliktin me Kosovën.
“Në këto momente të tensionuara, kur Serbia edhe një herë po përshkallëzon konfliktin me Kosovën, unë shpreh qartë mbështetjen time për kosovarët”, shkroi Sovsun.
Mesazhin, deputetja ukrainase ia dedikoi presidentes Vjosa Osmani dhe shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, duke kërkuar nga to që të mos iu nënshtrohen “shantazheve perandorake”.
“Mimoza Kusari, Vjosa Osmani, Ukraina qëndron me Kosovën. Sovraniteti juaj nuk duhet të cenohet. Mos iu nënshtroni shantazheve perandorake”, tha ish-zv/mibistrja e Arsimit, Inna Sovsun./21Media

Back to top button