Derbi mes Real Madridit dhe Valencias

Sot me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet derbi mes gjigandit spanjoll Real Madrid dhe skuadrës së Valencias, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 20 të La Ligas spanjolle.
Të dy skuadrat rikthehen nga humbjet në xhiron e fundit të kësaj gare, ku Reali u mposht me rezultat minimal 1:0 nga Getafe, kurse Valencia pësoi humbje mes rezultat të ngushtë 2:1 nga Espanyoli.
Momentalisht, plot 18 pikë është diferenca e pikë mes këtyre dy skuadrave, ku Reali zë vendin e parë në tabelë me 46 pikë, në krahasim me Valencian që zë vendin e nëntë me gjithsej 28 pikë.
Ndeshja e fundit mes Realit dhe Valencias daton në muajin shtator të vitit të kaluar, ku asokohe Real Madridi shënoi fitore me rezultat të ngushtë 2:1.
Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë te të dy skuadrat, ku për Realin nuk do të paraqiten Arribas, Bale, Carvajal, Diaz dhe Jovic, kurse te Valencia do të mungojnë Duro, Foulquier, Gabriel Paulista, Lato dhe Soler.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Vazquez, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Rodrygo, Benzema, Vinicius
Valencia (4-4-2): Cillessen; Correia, Diakhaby, Alderete, Gaya; Soler, Guillamon, Wass, Cheryshev; Guedes, Gomez
21:00 Real Madrid – Valencia (Stadiumi Santiago Bernabeu)

Back to top button