“Jeta e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë edhe më shumë”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur që të reagojë përmes një shprehje lidhur me tensionet gjatë protestës së thirrur nga Sali Berisha te selia e PD-së
Rama ka postuar në Instagram një foto-shprehje nga John Wayne teksa shkruan se “Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë atë edhe më shumë.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

 


Edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta reagoi sot lidhur me protestën që u mbajt para selisë së Partisë Demokratike. Meta bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme.
Ndërkohë, protesta është mbyllur për ditën e sotme, ndërsa Berisha tha se beteja do të vazhdojë deri në çlirimin e PD-së./21Media

Back to top button