“Derby d’Italia” – Juventusi pret në shtëpi Interin, publikohen formacionet zyrtare

 

Pas pak minutave do të fillojë derbi i xhiros së 37 në Serie A, në mes Juventusit e Interit, ku “Nerazzurët” synojnë që këtë sezon ta regjistrojnë fitoren e dytë kundër Juventusit. Ndërsa “Zonja e Vjetër”, duhet të fitojë me çdo kusht nëse dëshiron të mbajë gjallë shpresat për Ligën e Kampionëve gjatë sezonit të ardhshëm.

Interi është duke kaluar në një sezon fantastik, ku pavarësisht shpalljes si kampion i Serie A, po tregon paraqitje tejet të mira, ku në gjashtë ndeshjet e fundit ka katër fitore dhe dy barazime.

Në anën tjetër, Juventusi këtë sezon lë shumë për të dëshiruar, ku vetëm në gjashtë ndeshjet e fundit ka tre fitore, një barazim dhe dy humbje, kurse gjendet në pozitën e pestë me 72 pikë, një më pak se Napoli në vendin e katërt.

Në 254 ndeshje zyrtare të “Derbi d’Italia”, Juventusi ka 113 fitore në krahasim me Interin që ka vetëm 78 sosh, kurse 63 herë të dy skuadrat janë ndarë të barabarta.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë:

Juventus (4-4-2): Szcesny; Sandro, Chiellini, De Ligt, Danilo; Chiesa, Rabiot, Bentancur, Cuadrado; Ronaldo, Kulusevski

Inter (3-5-2): Handanovic; Bastoni, De Vrij, Skriniar; Darmian, Eriksen, Brozovic, Barella, Hakimi; Lukaku, Martinez

18:00 Juventus (5) – Inter (1) (Stadiumi Allianz).

Back to top button