Katër persona të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

 

Katër persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00,në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka njoftuar Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button