Deri në 2 orë pritje në kufi për të hyrë në Kosovë

Pikëkalimet kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardhë janë më të ngarkuarat për të hyrë në Kosovë.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për menaxhim Kufitar, në kuadër të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare te Dheu i Bardhë janë deri në dy orë. Ndërsa, ngaMerdarja pritjet janë deri një orë e gjysmë.
Pikat tjera kufitare janë më pak të ngarkuara, ajo e Muçibabës 25-30 minuta, Jarinjës 10-20 minuta./21Media

Back to top button