Deri në 4 orë po zgjasin pritjet në këtë pikë kufitare të Kosovës

Po vazhdojnë pritjet e gjata për të dalë nga Kosova në pikat kufitare në Merdare, Muçibabë dhe te Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit, në Mendare pritjet për të dalë nga Kosova po shkojnë deri në 4 orë.

Kurse te Dheu i Bardhë pritjet janë me të shkurta. Për ta lëshuar Kosovën në këtë pikë duhet të prisni rreth 30 minuta.

Situatë shumë me e qetën po qëndron në pikat hyrëse të Kosovës.

3 deri 5 minuta po zgjasin pritjet për të hyrë në vendin tonë.

Përditësimi i fundit është bërë në ora 23:43.

Back to top button