Deri në një metër shi në Kinë, tajfuni Doksuri mbyt dy persona dhe zhdukë dy tjerë

Dhjetëra mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në Pekin, pasi tajfuni Doksuri, një nga stuhitë më të forta në vite, shkaktoi shi të rrëmbyeshëm në të gjithë Kinën, ndërkohë që parashikimet thonë se një tjetër stuhi e nivelit të uraganit është në rrugë e sipër.

Kina po tërhiqet nga ngjarjet ekstreme të motit këtë verë, ashtu si pjesa më e madhe e botës. Valët e të nxehtit përvëluan Kinën më herët se zakonisht këtë vit, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv.

Më shumë se 31,000 njerëz u evakuuan nga kryeqyteti kinez. Gjysmë milioni tjetër njerëz në provincën jugore të Fujian u detyruan të evakuohen nga përmbytjet.

Stuhia mbyti dy persona dhe dy të tjerë u zhdukën gjatë mbledhjes së kërpudhave në provincën verilindore Liaoning.

Reshjet në Pekin mund të thyejnë rekorde pasi gati 1 metër shi parashikohet të bien mbi pjesët jugperëndimore të kryeqytetit dhe provincën fqinje Hebei, sipas Administratës Meteorologjike të Kinës.

Reshjet e dendura të shiut pritet të vazhdojnë deri të martën, duke rritur shqetësimet për përmbytjet e rrezikshme dhe rrëshqitjet e dheut. /21Media

Back to top button