Deri në një orë pritjet në Jarinje

Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit ka raportuar se sot gjatë ditës ka qenë më i lehtë procesi i kalimit të kufirit për mërgimtarët.

Për dallim nga ditët tjera ku qytetarët kanë pritur deri në 9 orë, sot pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova kanë qenë deri në 1 orë, transmeton rtv21.tv.

Sipas raportit pritjet në Jarinje kanë zgjatur deri në 1 orë, në Merdarë deri në 20 minuta, ndërsa në pikat kufitare tjera pritjet kanë qenë 3 deri në 5 minuta./21Media

Back to top button