Përfaqësuesit e komunitetve jo shumicë po trajnohen për rekrutim në Polici të Kosovës

Sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka raportuar në Komisionin parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, teksa ka folur për përfaqësimin e komuniteteve në intstitucione policore.
Sipas Sveçlës komunitetet nuk janë mjaftueshëm të përfaqësuara në Policinë e Kosovës.
”Me iniciativë timen kemi filluar trajnimet paraprake për përfaqësues të kominiteteve joshumicë, duke përjashtuar komunitetin serb, në mënyrë që t’i arrijmë të rekrutojmë të interesuarit nga këto komunitete, mirëpo pa e shkelur minimunin e kërkesave të Policisë së Kosovës”, ka thënë Sveçla.
Ky i fundit ka shtuar se pa përfaqësues të komuniteteve në ato zona ku ka numër të madh të tyre Policia e Kosovës nuk mund të jetë e suksesshme./21Media

Back to top button