Dëshira e vitit 2023 e Pacollit lidhet me Kurtin

Kreu i AAK-së, Behgjet Pacolli tha se dëshira kryesore e tij për këtë vit është që Albin Kurti të veprojë si kryeministër i gjithë qytetarëve dhe jo vetëm si i VV-së.
Sipas tij, Kosovës i nevojitet unitet gjithpërfshirës dhe deri më tani Kurti dhe Qeveria kanë vepruar sikur ai të ishte kryeministër i Vetëvendosjes dhe jo i gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Sot, në ditën e dytë të vitit 2023, shprehi dëshirën time kryesore: Kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij të ndryshojnë kurs dhe të konsiderojnë vetën e të veprojnë edhe si Kryeministër dhe Qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe, jo si deri më tani si Kryeministër e qeveri vetëm e VV-së. Kosovës i nevojitet unitet gjithëpërfshirës!”, ka shkruar ai./21Media

Back to top button