Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Nuk ka pasur kuorum për të marrë vendime në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Megjithatë, sipas Besnik Tahirit të AAK-së, u diskutua që seanca për buxhetin të mbahet më 14 dhjetor dhe më 15 raportimi vjetor i presidentes Vjosa Osmani.

“Nuk do të marrë mbështetje buxheti në këto rrethana, nuk përkon me kërkesat që kemi”, tha Tahiri.

Edhe Abelard Tahiri nga PDK kërkoi që Qeveria të reflektojë karshi kërkesave të kategorive të ndryshme – veteranëve, policëve, zjarrfikësve.

Kur të votohet buxheti pas dy javësh, sipas Tahirit, këto kërkesa duhet të përmbushen.

Back to top button