Dështon seanca e sotme për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

 

Ende pa filluar seanca e jashtëzakonshme e thirrur për Shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19, është mbyllur nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani shkaku i mungesës së kuorumit.

Osmani tha se do ta caktojnë një datë tjetër të përshtatshme për këtë Projektligj.

Gjatë ditës së sotme në orën 12:00, Kuvendi ka paralajmëruar ta mbajë edhe një seancë në të cilën pritet të votohen pikat që kanë mbetur pa vendimmarrje në seancat e kaluara.

Ndryshe, sot gjatë ditës Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do ta pezullojë aktivitetin e saj këtë javë në Kuvendin e Kosovës shkaku i aktakuzave të Speciales.

Back to top button