Kylie uron Scott për ditëlindje: Shoku im më i miri
Kylie Jenner ka uruar me fjalë të veçanta bashkëshortin e saj, Travis Scott me rastin e ditëlindjes së tij.
”Urime ditëlindjen dashuria ime, shoku im më i mirë, njeri më i rëndësishëm dhe babai i fëmijëve tonë”, ka shkruar Kylie krahas disa fotografive të postuara.
Jenner dhe Scott së fundmi janë bërë prindër të një djali, për të cilin kanë pasur dileme për vendosjen e emrit.
“Sa për informacionin tuaj emri i djalit tonë nuk është më Wolf”, shkroi Kylie.
Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë gjithashtu një vajzë, Stormi, 4 vjeç./21Media