Detaje nga rasti tragjik që ndodhi në Prishtinë, ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u lënduan

Është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë ndaj dy personave për vrasjen e djeshme në Prishtinë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Një person ka vdekur nga të shtënat me armë zjarri dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e therjes me thikë.

Sipas Policisë, të dyshuarit për vrasje janë dy personat që pas ngjarjes tragjike janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar i cili është qëlluar dhe ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu edhe dy të dyshuarit janë të lënduar dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Gjatë veprimeve hetimore është intervistuar edhe një i dyshuar i cili më pas është liruar, është sekuestruar edhe: një revole me një karikator dhe 11 fishekë, një gëzhojë dhe një thikë”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore./21Media

Back to top button