Detaje të ndalimit të SHBA-së për energjinë ruse

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të shpallë ndalimin e importeve të naftës ruse nga SHBA-të.

Me ndalimin e importeve të naftës ruse,  do të ndodhin këto:

Kontratat e reja për blerjen e naftës së papërpunuar ruse dhe produkteve të caktuara të naftës, gazit natyror të lëngshëm (LNG) dhe qymyrit do të ndalohen menjëherë.
Kontratat ekzistuese duhet të mbyllen brenda 45 ditëve.
Kompanive dhe investitorëve amerikanë u ndalohet të kërkojnë investime në sektorin energjetik të Rusisë.
Amerikanët gjithashtu nuk mund të marrin pjesë në investimet e huaja në energjinë ruse.

“Amerika është e bashkuar në vendosmërinë e saj për t’i bërë ballë Putinit dhe ka mbështetje të gjerë në të gjithë vendin për degradimin e fuqisë së ekonomisë së Putinit dhe makinës së luftës përmes eksporteve të energjisë,” tha të martën një zyrtar i lartë i administratës Biden.

Zyrtari tha se SHBA ishte konsultuar ngushtë me aleatët evropianë “por ne nuk i presim ata dhe nuk u kërkuam atyre të bashkohen me ne”.

Ai shtoi se SHBA – ndryshe nga pjesa më e madhe e Evropës – ishte në gjendje të ndërmerrte veprime të menjëhershme për shkak të aftësive të saj të rëndësishme të prodhimit vendas dhe sasisë relativisht të vogël të importeve ruse./21Media

Back to top button