“Devolli Corporation” jep gjysmë milioni euro për Fondin e Sigurisë së Qeverisë së Kosovës

 
“Devolli Corporation” i është përgjigjur menjëherë ftesës së kryeministrit, Albin Kurti, për të kontribuar në Fondin e Sigurisë, duke zotuar shumën prej gjysmë milioni euro.
Aksionari Shkëlqim Devolli tha se vlerëson lart angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të siguruar mjete shtesë për të rritur sigurinë shtetërore.
“Është një hap i duhur dhe ne duam ta shprehim mbështetjen tonë që në ditën e parë, duke vlerësuar se secilit prej nesh i takon të kontribuojë në sigurinë e atdheut tonë, kur atdheu na thërret. Kompanitë e “Devolli Corporation” do të jenë në shërbim të institucioneve të shtetit edhe për ndihma të tjera, si financiare ashtu edhe me mallra”, është shprehur Devolli./21Media

Back to top button