Dhëndri vritet nga dy të ftuarit në ditën e dasmës

 

 

Një ngjarje tragjike ka tronditur Vlasovo-n në rajonin e Moskës, pasi në ditën e dasmës dhëndri dhe vëllai i tij mbetën të vrarë pas një konflikti me dy të ftuar.

Nusja e njohur si Kristina, pa sesi ‘dita më e lumtur e jetës’ iu kthye në një tragjedi, teksa thërriste mbi trupin e burrit “Si do të jetoj pa ty?”.

Në pamje të shpërndara tregohej çifti i ri që kërcente i lumtur para tragjedisë në një restorant jashtë qyteti në Vlasovo.

Ata shihen më pas duke u përqafuar teksa shikojnë fishekzjarret me muzikë tradicionale në sfond.

Por në ditën e dytë të dasmës shpërtheu një konflikt, gjatë të cilit mbetën të vdekur dhëndri Radu Cordinianu, 34 vjeç, dhe vëllai i tij Philip Cordinianu, 36 vjeç.

Sipas raportimeve të mediave, dy vëllezërit mbetën të vrarë pas një konflikti me dy vrasësit e dyshuar Alexey D. e Vladimir D. të cilët gjithashtu ishin vëllezër.

Besohet se situata u përshkallëzua shpejt dhe pas gjashtë apo shtatë të shtënave të armës, dy vëllezërit Cordinianu mbetën të vdekur në vend.

Sipas agjencisë ruse ‘Life’, dy vrasësit ishin të ftuar në dasëm nga pala e nuses dhe u arrestuan një ditë më vonë./21Media

 

 

Back to top button