Dhjetëra nxënës të shkollës “Mihal Grameno” kanë migruar për në Evropë

Vetëm një muaj i ka mbetur të shoqërohet me shokët e klasës, pasi që nxënësja e klasës së parë në shkollën “Mihal Grameno“ në Fushë Kosovë,  mësimin do ta vijoj në Gjermani, atje ku jeton prindi i saj.

“Në Prill, ka me shku te babi qe tre vjet është në Gjermani, po kanë mem mungu shumë shokët, tha një nxënëse për rtv21

Por rasti kësaj nxënëse në shkollën Mihal Grameno, nuk është i vetmi. Sipas mësueses Durie Zeneli, trendi i ikjes në këtë shkollë është mjaft i përhapur.

“Po faktikisht është emocionuese edhe pse në klasën e prapë dhe është periudhë e shkurtë që kur jemi njoftu prap është një emocion në vete, unë për veti e kom përjetu edhe vitin e kalum 2 nxnës kanë shku një në Amerikë një në Gjermani dhe po them është e randë plus asaj neve na ka shku edhe një kolege për besë është e randë”, tha për rtv21 Durie Zeneli- Hyesni, mësuese në shkollën Mihal Grameno

Drejtori i shkollës Mihal Grameno, Ismet Gashi, thotë janë shtuar kërkesat e nxënësve për largimin nga vendi.

“75 nxnënës që nga shtatori veç se kanë migru në Evropë, ndërkohë që kërkesa ka në vazhdimësi edhe këtë muaj presim me shku 6 nxnënës edhe në muajin prill ka paralajmërime, pra shqetësuese është sepse ne punojmë për vendin tonë dhe çdo ikje nuk është e dëshirueshem”, Ismet Gashi.

Që nga një shtatori kur edhe fillon zyrtarisht viti shkollor, mbi 2400 nxënës në nivel Kosove,  vlerësohet se kanë migruar në vendet perëndimore.

Nga ministria e arsimit gjatë vitit 2023 janë evidentuar 15 shkolla në Kosovë të cilat kanë më pak se 20 nxënës./21Media

Back to top button