Dhuna mes Izraelit dhe Gazës: Fëmijët që vdiqën nga ky konflikt

 

Nga 219 viktima që u vranë në Gaza, 63 prej tyre janë fëmijë, sipas ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa, prej 10 viktimave në Izrael, 2 janë fëmijë.

Vetëm nga familja Al-Kawalek, besohet se janë vrarë 13 anëtarë, ku shumë prej tyre ishin fëmijë, më i riu mësohet të jetë 6 muaj.

“Nuk shihnim asgjë, pos tym, nuk mund ta shihja djalin tim i cili ishte afër meje, po e përqafoja por, nuk po e shihja”, tha një e mbijetuar e kësaj familje.

Mes të vrarëve janë edhe motrat Yara, 9 vjeçare dhe Rula, 5 vjeçare.

Viktima në moshën më të re nga Izraeli është 5 vjeçari, Ido Avigal.

Nëna e tij, e kapi dhe e dërgoi në një dhomë më të sigurtë, kur sirena e raketave po dëgjohej të mërkurën, raporton Times.

Nadine Awad, 16 vjeçare, ishte së bashku me babain e saj 52 vjeçar, në orët e hershme të së mërkurës, kur një raket goditi shtëpinë dhe makinën e tyre, duke i lënë të vdekur të dy, ndërkohë që nëna e saj e cila ishte me ta, u lëndua rëndë.

Fëmijë nga familja Al-Hadidi, nga mosha 6 deri në 13 vjeç.

Të premtën, fëmijët e familjes Al-Hadidi, kishin kërkuar të shkonin të kushërinjtë afër tyre, për të festuar festën e Bajramit, ku kishin kërkuar të kalonin natën aty.

Një ditë më vonë, familja kuptuan se ndërtesa ku po qëndronin ishte goditur. Nga të mbijetuarit është vetëm bebja 5 muajshe, Omar.

Ndër të vrarët janë edhe Ibrahim Al-Masry, 14 vjeç, Hamza Nassar, 12 vjeç, Tala Ayman Abu Al-Auf 13 vjeç.

“Dhuna duhet të ndalojë, në mënyrë që këta fëmijë të kenë një të ardhme”,  tha menagjeri i kampit të refugjatëve./21Media

Back to top button