Rukiqi: Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike duhet të votohet shpejtë

 

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi tha se fazë e nevojshme për rimëkëmbjen e ekonomisë në vend ka qenë edhe Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe se ky ligj sipas tij është i rëndësishëm për të rritur efikasitetin ekonomik.

Rukiqi tha se ligji reflekton pothuajse të gjitha kërkesat e bizneseve, prandaj si i tillë ai shpejtë duhet të votohet me qëllim që mjetet e ndara t’i kenë në dispozicion bizneset më së largu deri në muajin tetor.

Ai tutje tha se në dy javët e fundi gjendja tek bizneset është më e mirë. Rukiqi kërkoi edhe që të largohen kufizimet tek bizneset sa i takon edhe lëvizjes./kp

Back to top button