Dhunimi i 11 vjeçares, Haxhiu kërkon rikthimin e dënimit me vdekje

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reagur për rastin e dhunimit të të miturës 11 vjeç në Prishtinë.
Haxhiu ka kërkuar të rikthehet dënimi me vdekje, pas rastit makabër ndaj 11 vjeçares.
“Pas rastit makabër ndaj vajzës 11 vjeçare. Pytja është:  A duhet të kthehet dënimi me vdekje? Unë them se PO. Edukimi dhe emancipimi i fëmijëve padallim gjinie në familje, në shkolla është baza e një shoqërie të shëndoshë”, shkroi Haxhiu.

Një vajzë ka raportuar në Policinë e Kosovës se para dy ditëve është dhunuar nga pesë persona të panjohur në Prishtinë.
Lidhur me rastin, janë arrestuar katër të dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares, dy prej tyre i është caktuar një muaj paraburgim./21Media

Back to top button