Hixhama, për llojet e saj dhe sëmundjet që i parandalon, tregon fizioterapeuti Argjent Hoti 

Fizioterapeuti Argjent Hoti sot në “Për Ditë të mbarë” në RTV21 tha se hixhama daton që nga vitet e hershme dhe se bërja e saj në vitet e fundit ka filluar të rritet në Kosovë.
Ai tha se ndikimi i hixhamës është shumë i përgjithshëm dhe se mund të jetë shumë specifik.

Hoti tregoi se ka dy lloje të hixhameve, me prerje dhe pa prerje. Ai ndër të tjera tregoi se cilat sëmundje i parandalon hixhama.
“Parandalon të gjitha sëmundjet e qarkullimit të gjakut, për arsye se largohen shumë toksina edhe shumë gjak, qeliza të kuqe të gjakut, të cilat mund të kenë mbetur nëpër pjesë të ndryshme dhe me vite mund të shkaktojnë probleme të qarkullimit të gjakut.”, tha fizioterapeuti, shkruan rtv21.tv

Sipas Hotit, personat që dëshirojnë të bëjnë hixhame, së pari, duhet të kenë informata të detajuara sa i përket fiziologjisë, anatomisë dhe patofiziologjisë së trupit të njeriut, pra të jetë profesionist mjekësor.
I pyetur se pse nuk preferohet që të bëhet hixhama te personat me kancer apo me sëmundje malinje, fizioterapeuti Argjent Hoti u shpreh se organizmi në ato raste është shumë i lodhur dhe i ngarkuar që ta luftojë problemin që ai veç e ka./21Media

Back to top button